Tiranë- Kryeministri Edi Rama prezantoi st rategjisë për zhvillimin e bashkisë së Tiranës. Ai e quajti sfidën e sfidave rishikimin e pagave, të cilën qeveria nuk mund ta përballojnë dot vetëm.
Përpara se të fliste për detyrat e qeverisë në rishikimi e pagave kryeministri pati këtë kërkesë për bizneset private.
“Kam parasysh si palë këtu, në radhë të parë, të gjithë sipërmarrjen. Ne jemi në një fazë ku me patjetër duhet të synojmë me këmbëngulje dhe kurajë rritjen e vazhdueshme të pagave. Jemi në një fazë kur duhet ta konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rre zikon të bëhet i pakapërcyeshëm në rast se nuk veprojmë sot”, u shpreh Rama.
Përsëri kryeministri foli për informalitetin e kompanive me dy bordero.
“Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë që t’i japë të punësuarve të vet një pjesë të pagës përmes bankës e një pjesë të pagës nën dorë, sipërmarrja nuk mund të vazhdojë që t’i nënpaguajë të punësuarit në raport me atë që është produktiviteti i vet, sipërmarrësit tanë nuk mund të vazhdojnë të bëjnë gjithçka, edhe përtej gjithçkaje që është e nevojshme për veten e tyre, për familjet e tyre dhe të mos bëjnë gjithçka për punonjësit e tyre sepse ajo që ka filluar sot të ndjehet është vetëm alarmi i fundit; humbja e burimeve njerëzore”, tha kryeministri.
Krahas pagave të diferencuara të ekspertëve IT për të shtuar mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, qeveria synon rritje page edhe për një kategori tjetër.
“Vlen edhe për agronomët, në kushtet kur ne na duhet një rritje e mëtejshme e bujqësisë, e prodhimit, e eksporteve, në kushtet kur ne po rritemi në mënyrë eksponenciale, po rritemi më shumë se askush tjetër në gjithë pellgun ku jetojmë… Dhe kemi sot, një moment të rrezikshëm që mund të humbasim dijen në këtë drejtim sepse mund të humbasim agronomët me përvojë. Ashtu sikundër mund të humbasim agronomët e së nesërmes për shkak se ata, të cilët duhet të marrin stafetën preferojnë të shkojnë në drejtime të tjera, preferojnë të bëjnë shkolla të tjera sepse mendojnë që me agronomi dhe me aftësitë që merren në Universitetin Bujqësor, nuk kanë një të ardhme siç do ta dëshironin”.