Rama pranon shpopullimin: Vendi po humbet kapitalin njerëzor


TIRANE- Kryeministri Edi Rama pranoi për herë të parë sot se Shqipëria është duke u shpopulluar. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Erion Veliajt si kandidat për të drejtuar Tiranën në mandatin e tretë në krye të bashkisë, Rama zgjodhi të ishte i kujdesshëm në fjalën e tij për të përshkruar atë që po ndodh me largimet nga Shqipëria.

Rama e quajti “humbje të kapitalit njerëzor”, ndërsa shtoi se është duke u kthyer në “sëmundje” dhe vazhdoi duke thënë se sipërmarrësit duhet të marrin masa.

“Duhet të hyjmë në një ndërveprim intesiv, të garantojmë që njerëzit në të gjitha fushatë, publik dhe privat të marrina të që është maksimumi i mundshëm. Këtu, sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë. Duke shtrënguar dorën më shumë sesa duhet dhe në vijimësi, duke i lënë të fundit pagat për punonjësit e vetë, i kanë hapur vetes një gropë që nëse nuk nxitojmë ta mbyllim sot, do të bëhet e pambyllshme. Një gropë e humbjes së kapitalit njerëzor. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë ti japë të punësuarit, gjysmën në bankë dhe gjysmën në dorë. Ti nënpaguajë të punësuarit në raport me produktivitetin e tyre, të bëjnë gjithçka edhe përtej gjithçkaje për veten dhe familjen dhe të mos bëjnë gjithçka për punonjësit e tyre. Kjo që po ndihet është vetëm ala rmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që dje ishte pr oblem, sot rr ezikon të kthehet në një së mundje të pashërueshme. Problemi që kishte vende pune dhe s’kishte profesionistë, sot rrez ikon në një problem që s’ka punëtor, aq më tepër në kushtet që bota, po marr përshembull Gjermaninë, po hyn në një fazë kr ize për punëtorë.”-tha Rama.

Ky pohim e vë kryeministrin për herë të parë përballe një ak uze që opozita e ka një nga tezat më të f orta pse kërkon la rgimin e tij nga pu shteti. Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë kryetar i PL dhe Sali Berisha, kryetar i PD kanë në thelb të bashkëpunimit opozitar ndërhyrjen emergjente për të mos lejuar shpopullimin e vendit dhe largimin e të rinjve. Prej kohësh, Rama deklaronte se largimet nuk janë për shkak të keqqeverisjes por për tregun e lirë të lëvizjes së njerëzve


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *