“Avion, avion …”/ Me shpejtësi skëtᶒrrë në rrugë, vajzat ulërāsin nga frika! “Shumackeri” shqiptar nuk pyet për jetën (VIDEO)


Adrenalina, fama, rrjetet sociale, edhe lë ndët n arkotike po rrez ikojnë je tët e të rinjve shqiptarë.

Çdo ditë e më shumë sheh të reklamohet në rrjetet sociale makina luksoze që ecin me shejtësi tej normave të lejuara, ndërsa dëgjon audio të të rinjve që argëtohen, pa pyetur se ai mund të jetë udhëtimi i tyre fundit, apo i ndonjë personi tjetër i cili mund të jetë duke kaluar në rrugë thjeshtë në momentin e gabuar.

“Avion, avion, avion …”, dëgjohet teksa bërtet një i ri në tik-tok, ndërsa ka reklamuar trimërinë e radhës duke ecur me shpejtësi skëterrë në një rrugë plot me makina , të ngushtë dhe me kthesa, ndërsa në sfond dëgjon vajzat që udhëtojnë me të t’i luten nga fr ika që të ulë shpejtësinë.

Shoqëria shqiptare është futur në një tunel të thellë errësire dhe e ka të pamundur të dalë e të gjejë identitetin e saj që se të jep përshtypjen se ka humbur çdo gjurmë të saj.

Vetëm 10 ditë më parë 3 të rinjë humbën je tën tr agjikisht në rrethrrotullimin e TEG-ut në Sauk, ngjarje e cila u duk sikur të nesërmen sensibilizoi shoqërinë dhe e zgjoi atë të reflektojë thellë, se rruga që po ndjekin po çon në drejtim të gabuar.

Por mesa duket ai aks ident si çdo vd ekje apo tr agjedi tjetër, tashmë vetëm 3 ditë zgjat e më pas harrohet, e të rinjtë rikthehen edhe më të uritur për të reklamuar, lluksin, shpejtësinë, fo rcën apo trimërinë, përballë njëri-tjetrit, familjes, shoqërisë, por edhe përballë vetë jetës.

Nuk dihet se kur do të përfundojë ky tunel i errët, nëse shoqëria nuk do të lëkundet fort e të ndryshojë rrugë, për të mirën e saj, të tashmes, por edhe së ardhmes që duket çdo ditë e më e pasigurtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *