Dori i dërgon mesazhin e bukur Oltës dhe i jep porosinë për Luizin: Thuaji të nisë gocën…


Në rubrikën Big Love në Big Brother Olta sot është surprizuar nga bashkëshorti. Në mesazhin e dërguar ai ka shkruar:

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se skemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”

Kohët e fundit marrëdhënia mes Oltës dhe Luizit ka ndryshuar shumë. Përveçse të dy lojtarë të fortë dhe kundërshtarë të përbetuar, ata po flasin edhe sinqerisht me njëri tjetrin.

Duke e parë Oltën të mërzitur, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Luizi i është afruar. Ajo i ka shprehur se ka diçka për t’i thënë dhe ai i ka kërkuar të shkojnë të flasin në lavanderi. Të dy kanë folur gjatë në lidhje me debatin që patën gjatë spektaklit, ku këngëtari e akuzoi aktoren se përkujdesjen ndaj tij ajo e bëri për lojë.

Më herët Olta ka qarë në lavanderi dhe ka kërkuar të dalë nga Big Brother Vip pas gjendjes së rënduar psikologjike, të cilën ia ka treguar Armaldos.

Olta: Jam lënduar shumë nga fjalët që ke thënë ti mbrëmë edhe në prime edhe në dhomën e rrëfimit. Luizi: Dëgjo unë nuk është se nuk e besoj se ti nuk je kujdesur sinqerisht për mua, por mënyra sesi e ktheve lojën duke u munduar të sulmosh Kiarën, kjo nuk më pëlqeu. Kur unë jam në atë gjendje nuk kam nevojë për asnjeri.

Olta: po unë jam lënduar vërtet shumë. Nëse kjo do kishte ndodhur në fillim, nuk do isha mërzitur fare, por tani jam e ngarkuar dhe jam më vulnerabël.

Luizi. Nëse t’i je lënduar për ato që unë thashë, për herë të parë në këtë lojë po të kërkoj falje nëse të kam lënduar dje, por kuptoje që du me lujt. Du t’i shkoj ksaj loje deri në fund dhe po luftoj me mish e me shpirt. Me Oltën jashtë unë nuk kam asgjë. E di se çfarë do të thotë të jesh larg familjes, larg djalit. Mos mendo se unë kënaqem se qan ti. Unë do të them prapë shko qaj në tualet, por nuk kam ndonjë kënaqësi. Jo për ty, por për asnjë. Edhe sikur Qetsori të qajë unë nuk ndihem mirë. Prandaj doja të mbyllej sa më shpejt ajo temë dje, se nuk ndihesha mirë me situatën që u krijua. Nuk është se jam krenar për gjërat që kam bërë, por du me lujt. Kam gabuar dhe do gaboj prapë, por dua të shkoj deri në finale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *