“Lëre se të do vetëm për dokumenta”, çifti tregon historinë e dashurisë, si babai i vajzës doli kundër lidhjes


Xhilda dhe Flori janë një çift i ri shqiptar, që kanë një histori të veçantë dashurie. Ata janë njohur shumë të vegjël, që në moshën 13-vjeçare një ditë rastësisht në plazh. Mirëpo, jo çdo gjë ka shkuar si duhet për dyshen, pasi babai i Xhildës ka qene kundër lidhjes së tyre.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti sot prindër të një djali, ka rrëfyer historinë e tyre, duke ndarë me të gjithë emocionet e bukura.

“Në fillim ne shkonim veç në Shëngjin për të bërë pushime, por në vitin 2011, babi vendosi nga hiçi të shkonim në Durrës këtë radhë dhe aty po kërkonim një vend për të ndjetur. Dmth babi nuk po ndalonte, po kërkonte dhe po kërkonte. Unë i thoja gjatë gjithë kohës: ‘O babi apo ndalon tani se u lodhëm’. Derisa arritëm te vendi ku punonte Flori dhe aty nuk e di pse, po sapo e pash, thash këtu nuk do ndalojmë. Ky filloj menjëherë me ng acmimet dhe nuk po ndalonte.

Çdo prind do më të mirën për fëmijën e vetë dhe babi ka menduar që po sikur të jetë veç tallje, pasi nuk përputheshin shumë gjëra. Edhe arsyeja e fesë, dmth Flori ka fenë myslimane dhe unë katolike. Si prindërit, i duan gjërat të jenë njësoj. Unë i tregova mamit dhe mami ditën tjetër direkt babit. Ai ishte komplet kundër dhe më thoshte që të do për dokumenta, shkëputi të gjitha kontaktet”, u shpreh Xhilda.

“Në atë moment që erdhën, ishte ora tetë, kohë që gjërat mbylleshin. Këta kishin qenë gjatë gjithë kohës duke kërkuar çadra, edhe ishte sezoni i gushtit që ka shumë njerëz dhe unë aty ku punoja kam pasur më shumë çadra për hotelin. Edhe në momentin që vijnë këta, unë bëj një çmim të ulët sepse pash Xhildën. Në fakt, unë isha 14-vjeç dhe Xhilda 13, unë kam punuar që i vogël dhe në momentin që kanë ardhur këta, kam pasur klientët më të mirë dhe nuk e dija si do vazhdonte kjo gjë, por unë jam kënaqur shumë këto 2 javë që kam qendruar.
Kur ishte Xhilda, unë i harroja çadrat, i harroja të gjitha. Rrija me babin e Xhildës gjithë kohës.

Mbas 5 muajsh më ka ardhur një ftesë nga një shoqja e Xhildës dhe më thotë e njeh këtë personin me emër, mbiemër. Unë i thash jo dhe i kërkova një foto, se unë me thënë të drejtën aty te çadra kisha njohur shumë”, rrëfeu Flori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *