Njerëzit Nuk E Kuptuan Sinjalin E Sotëm: Cili Është Sekreti Që Olta Ka Marrë Vesh Për Luizin?


Luizi e uli pak ritmin dhe u duk shumë miqësor me Oltën, aq sa publiku mendoi se kaq ishte gara e madhe e Big Brother VIP. Biseda dukej sikur ishte në ditën e finales, kur gjithçka duket e mbyllur.

Situata, në fakt, është krejt ndryshe, por thuajse askush nuk e ka vënë re. Olta i bëri një paralajmërim Luizit. “Unë nuk dua të luaj si ti. Nuk dua të të përmend gjëra që ti i di shumë mirë. Preferoj të vazhdoj kështu”, i tha ajo.

Shpesh është aluduar se kjo dyshe ka një njohje shumë solide jashtë mureve të shtëpisë. Ata janë rivalë, por njëkohësisht kuptohen vetëm me mimikat e fytyrës.E gjithë loja po sillet rreth tyre.

Ata e dinë se janë në finale. Fjalët e Oltës kishin ndoshta këtë kuptim: “Mos shko drejt limiteve me mua, sepse i kam ca asë nën mëngë për ty. Le të shkojmë deri në fund kështu dhe publiku le të vendosë”.Njerëzit, rrjedhimisht, nuk e shmangin dot pyetjen: cili është sekreti i Luizit dhe pse e di Olta?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *