(VIDEO) “Si nuk më prite”/ I jep sot lamtumirën e fundit! Duke përqafuar nënën, Saimir Tahiri merr pjesë në varrimin e babait


Drejtoria e Përgjithshme e Bu rgjeve ka miratuar kërkesën për leje të ish-ministrit Saimir Tahiri, për të marrë pjesë në ceremoninë mo rtore të babait të tij.

Nga një video e siguruar nga Euronews Albania, Tahiri shihet duke marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të të atit, Bashkim Tahiri.

Ai është filmuar duke shoqëruar kortezhin e varrimit teksa përqafon nënën e tij.

Babai i Saimir Tahirit ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 72-vjeçare. Përmes një letër prekëse nga b rgu, ish-ministri bëri publik lajmin duke thënë:

“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë. Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thosha dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më: Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *