Fevziu e zë ngushtë me pyetjen që i bëri, Edi Rama çohet nga tryeza dhe bën atë që nuk pritej


Edi Rama është i ftuar sot në “Opinion” me Blendi Fevziun për të folur mbi ngjarjet më të fundit në vendin tonë, te të cilat lidhet ngushtë qeveria.Kryeministri Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Blendi Fevziut në emisionin Opionion në lidhje me inceneratorët, një temë që nuk ka qejf t’ia zënë në gojë.Kur Fevziu i tregoi se inceneratori i Tiranës ende nuk inceneron, megjithëse paguhet për këtë proces, Rama është çuar nga tryeza dhe ka shkuar t’i flasë publikut duke braktisur bisedën.

Blendi Fevziu ka publikuar shifrat që qeveria ka shpenzuar për inceneratorët. Por, kjo gjë nuk është pritur mirë nga kreu i qeverisë, i cili nuk dha një përgjigje shteruese për këtë çështje, por duke bërë ironi u drejtua nga publikua dukë kërkuar kafe.Edi Rama: Në Tiranë është totalisht investimi i kompanisë. Fevziu: Ty të kanë informuar nga Komisioni Hetimor. Ktheve kurrizin? Sot në Sharrë nuk incenerohet.

Edi Rama: Si keni qenë? Vazhdo fol, ti vijo bëj propagandë….(u drejtohet të tjerëve) I keni marrë lekët e paketës së rezistencës, sot i morët? Hë si jeni ju të tjerët, vazhdo ti Fevzi merru me ata të tjerët, inceneratorët. Aleksandër, çfarë i keni dhënë Fevziut sot, sillu një kafe këtyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *