Shkëputi marrëdhënien me Kristin, flet Keisi dhe tregon arsyen e vërtetë të ndarjes në “BBVA”


Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorëve. Gjatë emisionit “Prime”, Keisi ka treguar arsyet se pse e ndërpreu këtë marrëdhënie, duke u shprehur se nuk kishte kimi mes saj dhe Kristit.

Keisi: Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brotheri. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata.

Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë në strofullin time dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe.

Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim. Kam biseduar thuajse me të gjithë banorët lidhur me këtë çështje dhe kam marrë edhe mendimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *