Luizi: E mbroj Kiarën pasi çdo sulm që i bëhet asaj ndodh për shkakun tim


Banorët e “Big Brother VIP” janë të mendimit se Kiara po e penalizon lojën e Luizit mirëpo ky i fundit nuk është aspak dakord. Ai tha se i del gjithë kohës në mbrojtje Kiarës, pasi banorët e sulmojnë atë, por e kanë personale me Luizin.

Arbër: Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca.

Luizi: Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *