Këta janë VIP-at shqiptarë që do të agjërojnë në Ramazan


Nesër do jetë dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, me ç’rast të gjithë besimtarët muslimanë do të zgjohen agjërueshëm.

Të ndjekësh një regjim të fortë ushqimi, nuk është edhe aq lehtë, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni i nënshtrohen rregullave të Islamit, shkruan “Kosovarja”.

Ky muaj i shenjtë agjërohet edhe nga figurat publike të showbizzit shqiptarë, të cilët edhe pse me angazhime të shumta në jetën e tyre publike, po ashtu edhe private, nuk heqin dorë nga besimi dhe agjërimi.

Pavarësisht kohës së nxehtë, disa prej tyre zgjedhin të agjërojnë muajin Ramazan, i cili këtë vit zgjat plot 29 ditë.

Kosovarja iu sjell disa emra prej VIP-ave shqiptarë të cilët agjërojnë këtë muaj.

Violete Kukaj, Jericho, Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon, Edona Llalloshi, Shpat Kasapi, MC Kresha e Leonora Jakupi.

Përveç këtyre që agjërojnë, ka edhe prej tyre që janë besimtarë të devotshëm të cilët kryejnë edhe ritualet tjera fetare të Islamit.

Arian Agushi, apo siç njihet reperi Gold AG, përveç që agjëron muajn Ramazan është edhe praktikues i namazit, por jo vetëm në këtë muaj, por edhe muajve tjerë gjatë vitit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *