Olta thumbon Kiarën, përgjigja fantastike e Luizit: “unë s’e kam gruan për të më larë rrobat”


Në mënyrat e saj dhe sidomos ditët e fundit, Olta është munduar ta lërë Kiarën në hije duke e nënvlerësuar, por lëvizja e fundit mund të konsiderohet si gσditje poshtë brezit.

Tani Olta është në nominim me Kiarën dhe situata është zhvilluar sikur të tre, Olta, Luizi, Kiara e dinë që do dalë Kiara. Olta nga ana e saj është treguar shumë e afërt dhe e dashur me çiftin dhe me publikun duke i bërë këtij të fundit edhe thirrje të drejtpërdrejta.

Nga komentet e ndjekësve vihet re se janë të ndarë në ata që duan Oltën jashtë dhe në ata që duan Kiarën jashtë; për arsye gati të njëjta. Publiku mendon se Olta favorizohet nga produksioni, ndërsa Kiara i prish lojën Luizit dhe sidoqoftë pa të, nuk do kishte spikatur dhe qëndruar kaq gjatë brenda.

U deshën vetëm disa ditë pas nisjes së “Big Brother VIP 2″ që ndjekësit të aludonin se Olta Gixhari, në veçanti nga pjesa tjetër e banorëve”, është duke u favorizuar nga produksioni.

Dyshimet lindën pas një sërë thγerje rregullash nga aktorja, të pasuara me σfendime ndaj produksionit dhe banorëve, por që asnjëherë nuk iu tërhoq “veshi”

Në një diskutim me banorët, këta të fundit i bënë “presiσn” Oltës duke e detyruar të thotë se “Vëllai i madh” nuk i nxjerr skemat e saj, referuar thyerjeve të rregullave apo diskutimet e nominimeve, çka është mëse e vërtetë. Ajo i tha Deas: “vëllai i madh nuk i nxjerr strategjitë e mia”. Dea iu kthye duke i thënë: “pse? Je speciale ti?”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *