Visi i jep informaacion Luizit: “Ti je i vërtetë, Olta që në puntatën e parë është duke aktruar o plak…” + Video


Elvis Pupa i thotë Luizit: “ti je i vërtetë, gjërat që thua i ke të vërteta. Olta që kur e kam parë, te puntata e parë që hyri dhe se kam ndjekur më…Olta është duke aktruar o plak dhe e ka aktrim jo të mirë.” Shiko videon më poshtë.

Nuk e dimë nëse ky mund të konsiderohet si “informacion nga jashtë”, varet si do i leverdisë Vëllait të Madh ta trajtojë, por Visi u shpreh qartë.

Ai që në fillim u duk i afërt me Luizin, u duk që e vlerësonte lojën e tij, qoftë edhe nga ai takim me dorën që ishte ndryshe nga i banorëve të tjerë. Visi ka thënë se të Dielën do të dalë nga shtëpia nëse të Shtunën nuk do ndodhi diçka që ai mendon se duhet të ndodhi…aludohet se Visi mendon që Olta duhet të dalë.

Kujtojmë që Elvisi e di impaktin e gjithsecilit te publiku jashtë pasi ai u fut vonë në lojë dhe ka patur mundësi të ndiejë pulsin e publikut. “Nuk bëhem dot palë me të pavërtetat”, është shorehur ndër të tjera Elvisi, “mendoja se kisha ndryshuar por nuk kam ndryshuar”, dhe kjo është një deklaratë e pastër për lojën e pisët në BBV që edhe publiku e ka kuptuar dhe e shpreh nëpër komente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *