Një reagim ka ardhur edhe në llogarinë zyrtare të Kristit në Instagram, nga familjarët e tij që menaxhojnë faqen. Në një shkrim të shkruar në vetën e parë, ata theksojnë se Kristi nuk ka marrë asnjë kërkesë faljeje as nga banorët as nga Keisi.
“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënis, kur u
konfrontuan me të vërtetën????? Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që më bëri????”– shkruhet në Instastory-n e Kristit.