Pasi Kiara doli nga shtëpia, banorët bëjnë plane të ‘çmendura’ kundër Luizit


Banorët tani po bëjnë plane të ‘çmendura’ kundër banorit më të përfolur të shtëpisë, Luizit. Pas mbarimit të spektaklit të mbrëmshëm, banorët kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë.

Në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve të tjerë ta sulmojnë tani që është i ndjeshëm, pas largimit të Kiarës. Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj nuk e sheh të drejtë në këtë moment që ai ndihet emocional.

Olta: I thashë unë jo Qetsori: Edhe ti the joi Dea: Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Të sulmojmë Luizin ndërkohë që është emocional? Qetsori: Jo, po them… Dea: Ta lëmë të plagosur? Qetsori: Po normal!

Dea: Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë? Olta: Shumë i qartë ishte Qetsori: Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen Dea: S’më duket aq e drejtë pra Qetsori: Tani Reality është, ta marrë e mira!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *