Ish e dashura e Luizit? Kiar Tito bën veprimin epik, ‘shtanget’ dhe mbetet pa fjalè nga ajo çfarë dëgjon për Jurgenën


As 48 orë nuk janë bërë nga dalja e Kiara Titos nga shtëpia e Big Brother, ku kanë vijuar aludimet e shumta rreth marrëdhënies mes saj dhe Luizit dhe për ngjarjet më të përfolura gjatë momentit kur moderatorja ka qenë Brenda.

Jurgena është vajza që i menaxhon Instagram Luizit, deri para pak ditësh, teksa shpesh në median rozë është aluduar se ajo ka qenë ish e dashura e Luizit, dyshime të nisura dhe nga disa deklarata të Luizit në Big Brother Vip.

Por, Kiara duket se nuk i ka kushtuar aspak rëndësi emrit të “Genës” si brenda shtëpisë së BBV, por edhe pas daljes, për t’u interesuar më shumë se kush është ajo.

E pyetur ditën e sotme në “Big Brother Fun Club”, Kiara mbeti paksa e habitur dhe mendoi se flitej për Genën, tezen e saj, dhe më pas tha se nuk ka informacion për këtë pjesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *