Aksidentohet Ibrahim Tatlises, automjeti i tij rrokulliset jashtë rrugës pasi u përplas me kamion


Këngëtari i famshëm turk, Ibrahim Tatlises, ka bërë aksident në Bodrum të enjten ku automjeti ku ndodhej ai është përplasur me një kamion dhe është përmbysur jashtë rrugës.

Tatlisej ndodhej me rojet e tij në automjet kur u aksidentua dhe mbeti i bllokuar në të, raportoi të enjten CNN Turk.

Numër i madh ekipesh të shpëtimit arritën në vendngjarje. Fillimisht u tërhoq kamioni i përfshirë në aksident.

Raportohet se Tatlises është në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime të rënda. Po ashtu, raportohet se ai gjatë bisedës me ekipet e shpëtimit në vendngjarje ishte dëgjuar të thoshte: “Më nxirrni që këtu me vinç bashkë me automjetin dhe më pas mund të më nxirrni në një zonë të rrafshët”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *