E rëndë/ Babai mban vajzën e tij 8-vjeçare si skllave për pesë vjet


SERBI- Njgjarje tronditëse Beograd. Një baba 38-vjeçar ka mbajtur për 5 vite si sllave vajzën e tij 8-vjeçare. Media vendase telegraf.rs raporton se policia është në kërkim të Urosh Pashajliçit, nën akuzat se ka kryer vepra penale të dhunës në familje, neglizhencës dhe keqtrajtimit të të miturit dhe shkeljes së obligimeve familjare.

Rasti i rëndë i keqtrajtimit të fëmijës është zbuluar kur partnerja e tij, raportoi në stacionin policor se ai e kishte rrahur atë brutalisht dhe se e kishte mbajtur vajzën e saj si skllave për një kohë të gjatë.

Policia e gjeti vajzën 8-vjeçare në vaskë të rrethuar nga mbetjet e kalbura ushqimore që vajza kishte ngrënë atje. E mitura, e cila mezi fliste, u dërgua menjëherë në spitalin e fëmijëve për ekzaminime të mëtejshme të detajuara, pasi u konstatua se fëmija ishte i kequshqyer dhe i lënë pas dore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *