Luiz Ejlli nuk e ka hequr emrin e ish-të dashurës nga trupi. Ja emri që ai mbanë dhe nuk e fshinë…


“Një tatuazh në gishtin e tij nuk mund të mos ngacmojë vëmendjen. Në pamje të parë duket si një unazë fejese edhe pse nuk feks e verdha e floririt. Katër shkronja kapitale… lejojnë të lexosh MEGI.”, kështu nis intervista ku shtatë vite më parë Luizi ka deklaruar për “Psikologji” edhe arsyen se pse vendosi që emrin e partneres së tij asokohe.

“Isha i vendosur që të bëja diçka që do ngelej përjetë. Ajo e meritonte që ta bëja, por fillimisht nuk dija se çfarë. Dhurata i kam bërë nga më të ndryshmet, por si të gjitha dhuratat, ose mbarohen ose vjetrohen ose prishen. Ideja e tatuazhit më erdhi kur pashë një dokumentar mbi tatuazhet më të bukur në botë.”, është shprehur këngëtari Ejlli dikur.

Ndërkohë ai kishte menduar edhe një këngë dedikim për ish-dashurinë e tij, por si duket këtë veprim e realizoi për Kiarën, të paktën këtë dimë konkrete, një baladë dashurie.

“E kam menduar dhe do ta bëj. Teksti do jetë i bazuar mbi përshkrimin e Megit dhe krahasimeve që do t’i bëj. Si rrymë do jetë e lehtë, baladë… klipin nuk e kam menduar ende.”, është shprehur ai në këtë intervistë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *