FAMILJA MBRETËRORE/ Ja titujt e rinj që marrin fëmijët e Kate dhe Uilliam, shifrat ‘marramendëse’ të pasurisë së tyre


Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, titujt brenda familjes mbretërore ndryshuan, teksa djali i saj Charls u shpall mbreti i ri.

Por duket se nga këto ndryshime përfitojnë dhe më të vegjlit e kësaj familjeje, që janë fëmijët e Uilliam dhe Kate.

Mbreti Charles III njoftoi në fjalimin e tij të parë publik drejtuar kombit të premten, se Uilliam po ndjek hapat e babait të tij si Princi i Uellsit. Dhe Kate është bërë personi i parë që nga Diana, që përdor titullin e Princeshës së Uellsit dhe kjo do të thotë se tre fëmijët e tyre tani do të njihen si Princi George i Uellsit, Princesha Charlotte e Uellsit dhe Princi Louis i Uellsit.

Duke iu drejtuar vendit, Mbreti, 73 vjeç, tha: “Sot, jam krenar që të shpall Uilliamin si Princin e Uellsit, vendin, titullin e të cilit kam qenë kaq i privilegjuar të mbaj gjatë gjithë jetës dhe detyrës sime.

“Me Katerinën pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin me devotshmëri.”- vazhdoi ai.

Dhe me marrjen e titullit të ri, rritet dhe vlera e pasurisë individuale që fëmijët zotërojnë.

Edhe pse vetëm 9 vjeç, pasuria individuale e Princit Xhorxh vlerësohet në 500,000 £, por pritet të rritet nga ajo që do të trashëgojë nga familja e tij, duke e çuar vlerën e tij neto të vlerësuar deri në 2.4 miliardë paund.

Si Mbreti i ardhshëm pas Uilliam, Xhorxhi do të kishte akses në fonde të tilla si Dukati i Lancasterit, si dhe nga qeveria përmes Grantit Sovran sapo të rritet. Vlera e tij neto ndikohet nga trashëgimia e tij e ardhshme, por edhe nga ndikimi global që ai ka pasur në ekonomi, veçanërisht në industrinë e modës.

Princi George dhe Princesha Charlotte adhurohen për veshjet e tyre në modë, me prindërit në mbarë botën që përpiqen të riprodhojnë veshjet.

Ndikimi i Princit në modë është quajtur efekti “Prince George”, por ndikimi i tij në ekonomi u zbeh nga motra e tij më e vogël.

Sipas një studimi të vitit 2021 nga Electric Rides on Cars, ndikimi i Charlotte në ekonomi ishte 1 miliard paund më i madh se vëllai i saj.

Studimi vlerësoi se pasuria e saj neto ishte 3.26 miliardë paund, që nga viti 2021, me Charlotte që duket se do të bëhej e reja mbretërore më e pasur në familje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *