EMRAT-FOTOT/ Mediat iraniane zbulojnë hakerat që sulmuan Shqipërinë


Tiranë- Shqipëria kohët e fundit ka rënë pre e sulmeve kibernetike dhe për këto sulme është akuzuar Irani, me të cilët vendi ynë ndërpreu dhe marrëdhëniet diplomatike.

Së fundmi mediat iraniane kanë zbuluar emrat dhe fotot e kater personave që dyshihet se fshihen pas sulmeve kibernetike që pësoi Shqipëria në sistemet kryesore të sigurisë. Iran International shkruan se Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi, janë autorët kryesorë të këtij sulmi, por që ka dhe të tjerë të përfshirë. Në artikull përshkruhet se i njëjti grup qëndron edhe pas një sulmi të bërë një vit më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas Iran International, operacioni për goditjen e Shqipërisë mbante emrin Sayad, që u organizua nga kompania iraniane Iliant Gostar nën komandën e Mohammad Baqer Shirinkar. Ky i fundit lindi më 30 Shahrivar 1958 me pseudonimin Mojtaba Tehrani, i cili u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Thesarit me akuzën se ishte i lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Një nga kryesorë të këtij grupi është edhe vëllai i tij, Mohammad Hossein Shirinkar. Ai u prezantua nga kreu i Inspektimit të Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së. Mehdi Hashemi Taghraljardi, dhëndri i këtyre të dyve, i cili është në listën e sanksioneve amerikane, është CEO dhe anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Iraniane Iliant Gostar. Ai është Komandanti i Elektronikës Kibernetike të IRGC-së dhe është përgjegjës për sulmet kibernetike të IRGC-së.

Tjetri është Hamidreza Lashgarian, 61 vjeç, lindur në Teheran, banues në Rrugën Dayalme, Rruga Ray. Ai është profesor asistent në Universitetin Imam Hossein dhe në emrin e tij janë regjistruar artikuj në faqen e këtij universiteti.

Sipas informacioneve të publikuara nga rrjeti Sky, Lashgarian ishte përgjegjës për ekipin e 13-të të inteligjencës, i cili ishte aktiv në sulmin e anijeve perëndimore dhe sulmet kibernetike ndaj objekteve të infrastrukturës si pompat e benzinës në të gjithë botën. Të gjitha grupet kibernetike të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike veprojnë nën mbikëqyrjen e Hamidreza Lashgarian, me lehtësitë e ofruara nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.

Pikat kufitare, faqja zyrtare e Policisë së Shtetit dhe faqe të tjera zyrtare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet Irani. Fillimisht u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Situate është rikthyer pjesërisht në normalitet, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

-Hamidreza Lashgarian:

-Mehdi Hashemi Togharjardi:

-Mohammad Bahger Shirinkar:

-Mohammad Hossein Shirinkar:

-Fatima Zahra Farrokh:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *