Ish-burri i Rudina Dembacajt jep deklaratën e fortë: Kam një vit pa puthur vajzën, s’ia uroj njeriu


Ish-burri i Rudina Dembacajt jep deklaratën e fortë: Kam një vit pa puthur vajzën, s’ia uroj njeriu. Aleksandër Varfaj, i njohur nga publiku si ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë së fundmi në Instagram.

Ai ka publikuar një foto krah së bijës, Viktorias, duke lënë të kuptohet se Rudina nuk e lejon ta takojë dhe se ka një vit pa e takuar. Ai ka shkruar se ka një vit pa e puthur të bijën dhe se e ka marrë malli për të.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt.Më ka marrë malli”, ka shkruar Aleksandri. Nuk dihet ende si qëndron e vërteta. Mbetet të presim një reagim dhe nga Rudina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *