As Kiara e as Efi, këto janë 4 finalistët sipas Luizit


Ditën e djeshme banorët e “Big Brother Vip Albani” kanë realizuar emisionin në “Top Albania Radio”. Mes të tjerash ata kanë diskutuar ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së “BBV”. Gjatë diskutimit Luizi ka treguar edhe se kush do të jenë finalistët sipas tij.

“Me sa kanë dhënë e duke marrë parasysh çfarë do publiku, ata do të jenë Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.

Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku. Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *