Shoqja e Luizit, Jurgena Tusha ka sqaruar se ka pasur një debat me Kiarën për shkak të llogarisë me mbi 600 mijë ndjekës që menaxhonte më parë, por tani sipas saj, e ka nën menaxhim produksioni i Big Brother.
Në një postim në Instagram, Jurgena tregon se gjatë javës kur Kiara doli jashtë shtëpisë së Big Brother i ka kërkuar që të takohen. Sipas shoqes së Luizit, Kiara i ka kërkuar profilin e Instagram-it duke i thënë se do i hapin një tjetër llogari. Ndër të tjera i kishte përmendur edhe faktin që vetë Kiara e kishte kaluar numrin e ndjekësve të Luizit.