Flamuri i Kosovës shfaqet në një media të Beogradit, analistët serbë: Normalizimi i marrëdhënieve, për amerikanët është njohje e Kosovës nga Serbia


I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehu besimin dhe shpresën në Beograd se serbët në veri të Kosovës nuk do të shohin asnjë ndryshim në jetën e tyre më 1 shtator dhe se do të vazhdojnë të jetojnë të qetë.

Nënkryetarja e Qendrës për Politikë të Jashtme Suzana Grubjeshiq dhe Dimitrije Miliq nga organizata “Novi Terti put” folën se çfarë skenari pritet në Kosovë dhe nëse shpejtësia e të gjitha palëve të përfshira në procesin e dialogut do të japë fryte.

Derisa kanë folur në televizionin Nova, në prapavijë rrinte i shfaqur në ekran të madh edhe flamuri i Kosovës, gjë që në mediat serbe është risi, duke pasur parasysh se Serbia nuk e lejon shfaqjen e flamurit kosovar në asnjë mënyrë, madje për këtë duhet mbuluar edhe targat e veturave.

“Ka një asimetri forcash, pushteti, gjithçka tjetër është në anën e Uashingtonit. Shërbimi Evropian për Punët e Jashtme, i dërguari special i të cilit tani është Miroslav Lajçak, u krijua vetëm në vitin 2009. “Ai është në fakt një aktor dytësor në diplomacinë e përgjithshme evropiane dhe ka kufirin e vet”, tha Grubejshiq.

Sipas tyre, forca dhe fuqia në raport me Brukselin është në anën e Uashingtonit.

“Pritej që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëheshin më aktive dhe të koordinoheshin shumë më mirë me Bashkimin Evropian se sa ishte në kohën e Donald Trump, ku kishim procese paralele të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me zgjidhja e problemit të Kosovës”, ka shtuar Miliq. /Ballkani.info


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *