EKSKLUZIVE VIDEO:Ja si Valdrin Sahiti kapet me drogë dhe arrestohet në aeroportin e Stambollit, përdori pasaporten diplomatike


Policia e Turqisë dje e ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit disenjatorin e njohur kosovar Valdrin Sahiti. Sipas burimeve të KosovaNews brenda policisë së Kosovës arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasiqë ai është i dyshuar për veprën penale blerja,pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Mënjeher pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar dhe ndodhet në burg në Turqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *