E kishte ndarë nga gruaja/ I preu kokën të ëmës dhe i piu gjakun, zbardhet shkaku i ngjarjes makabër


Një ngjarje makabre ka tronditur Pejën ditën e sotme. Mediet në Kosovë shkruajnë se në lagjen Kapeshnicë, raportohet se djali ka vrarë nënën e tij. Por ngjarja tragjike ka vijuar më tej, ku Urim Hyseni pasi i ka prerë kokën nënës së tij, ka pirë gjakun e saj.

Autori i masakrës në familjen kosovare kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania për vizitë dhe pas disa ditësh do të kthehej sërish. Burime nga familja konfirmojnë se i riu ishte i martuar me një grua nga Komuna e Gjakovës.

Hyrije Hyseni ishte nënë e dy fëmijëve, ajo kishte dhe një vajzë më të vogël, e cila është infermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Ngjarja tronditëse ndodhi në lagjen Kapeshnicë rreth orës 16:00. Në rrethana ende të paqarta, i riu i ka marrë jetën nënës së tij duke i prerë kokën me thikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *