“Lojëra të tilla mos bëj më”/ Kiara e frustruar me Luizin


Kiara u acarua shumë nga plani që Luizi kishte thurur me Jorin, për ta bërë atë xheloze. Kur të dy u shtrinë të flinin gjumë, Kiara i kërkoi Luizit që lojëra të tilla mos të bëjë më me të, sepse ndihet keq.

Kiara u shpreh se i erdhi keq kur pa se si banorët qeshnin përpara fytyrës së saj, kur ai “ngacmohej” me Jorin. Ajo shtoi se është tip shumë sportiv dhe se shakatë nuk i mer ndonjëherë seriozisht, por sipas saj, kjo ishte e tepërt, pasi shërben si “material” për njerëzit. Kiara i kërkoi atij të mos e përsërisë më një gjë të tillë, ndërsa ai i kërkoi falje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *