Mero Baze: Sikur në vend të Azemit të ishte vrarë Sali Berisha?


Azem Hajdari ka qenë njeri I rëndësishëm për Sali Berishën vetëm pas vdekjes. Prej 12 Shtatorit të vitit 1998, e ka përdorur atë për çdo hall të vetin, për të bërë sulme të dhunshme mbi qeverinë, për tu pajtuar me të, për të akuzuar Fatos Nanos si vrasës, pastaj për tu bërë vëlla me të, për të zbuar nga partia kundërshtarët e tij, pastaj për ti rimarrë ata, për të zbuar nga partia dhe vajzën e tij dhe pastaj për ta rimarrë atë.

Në Greqi ka pas një anekdotë pas vdekjes së Papandreut që i atribuohej rivalit të vet Micotaqis. Ai merrte çdo ditë në telefon të venë e Papandreut dhe e pyeste:-Si është Andrea?

-Andrea ka vdekur, i thoshte ajo nga ana tjetër e telefonit. Kur kjo u përsërit shumë herë dhe ajo një ditë i tha nervoze se “ua kam thënë që ka vdekur pse merrni cdo ditë?”.

-Dua të jem i sigurt,- i tha Micotaqi. Më pëlqen kur e dëgjoj.

Kjo anekdotë plot cinizëm në fakt ilustron ritualin e Sali Berishës cdo 12 shtator pranë vendit ku u vra Azemi.

Azem Hajdari ka qenë njeri I rëndësishëm për Sali Berishën vetëm pas vdekjes. Prej 12 Shtatorit të vitit 1998, e ka përdorur atë për çdo hall të vetin, për të bërë sulme të dhunshme mbi qeverinë, për tu pajtuar me të, për të akuzuar Fatos Nanos si vrasës, pastaj për tu bërë vëlla me të, për të zbuar nga partia kundërshtarët e tij, pastaj për ti rimarrë ata, për të zbuar nga partia dhe vajzën e tij dhe pastaj për ta rimarrë atë. E vetmja gjë nga e cila ai nuk ka heq dorë, ka qenë keqpërdorimi i Azem Hajdarit të vdekur, duke nxjerr në në këtë mënyrë dhe urrejtjen që ka pasur për Azem Hajdarin e gjallë të cilin nuk e përdori dot kurrë.

E vërteta është se Azem Hajdari u vra si një viktimë nga një përplasje e gjatë mes Sali Berishës dhe fisit Haklaj në Tropojë. Në përpjekje për të dalë nga spiralja e këtij konflikti që nuk ishte problem i tij, Azemi tentoi të ballafaqojë direkt Haklajt dhe miqtë e tyre me Sali Berishën, më 12 shtator 1998 në Tiranë, kur ata mbërritën para selisë së PD qysh në pasdite, ndërsa Berisha ishte kthyer nga një miting në Fier.

Në një farë mënyre ai po ballafaqonte palët reale në konflikt, pasi ai vet nuk ishte pjesë e atij konflikti, por një aktor I I përfshirë në mënyrë tinzare nga Sali Berisha. Berisha e kuptoi rrezikun e ballafaqimit direkt me armiqtë e vet dhe nuk lëvizi nga zyra deri në mbrëmje sa mbërriti Azemi, i cili u vonua sa mundi, por nuk e shmangu dot ardhjen pas shumë telefonatave të Berishës.

Pas disa makinacioneve të Berishës me njerëz që e ftuan të dilte jashtë, Hajdari u përball në një situatë jashtë kontrollit me ta dhe mbeti i vrarë bashkë me një nga rojet e tij.

Unë kam qenë njeri shumë I afërt me të së paku muajt e fundit të jetës dhe kam plot episode të mjaftueshme për tu bindur se ai në fakt donte që Haklajt dhe Berisha ta zgjidhnin me njëri tjetrin problemin e tyre, ndërsa Berisha arriti ta zgjidh këtë problem, duke përfshirë Azemin dhe duke e vrarë atë. Në kërkim të heroit të munguar

Disa javë pas vrasjes së Azem Hajdarit, kur dhe stuhia rreth të ashtuquajturit “grusht shteti” ishte zbutur Avokat Ngjela, i cili kishte po ashtu një proces ripajtimi me Berishën, pasi udhëhiqte komisionin parlamentar të ngjarjeve të vitit 1997, me gjysmë humori i parashtroi Berishës “një skenar tjetër kritik”, nëse në vend të Azem Hadarit do të vritej Berisha.

-Duhet të biem dakord i tha. Tani ai u vra dhe ndodhi kjo që ndodhi, por po të ishe vrarë ti dhe të ishte ai gjallë do ishte ndryshe ekuacioni. Berisha u shtang një moment dhe nuk donte të bënte koment as për humor. Aq më tepër dhe në sy tim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *