“Të ma thotë dikush jashtë atë fjalë…”/ Luizit nuk i del inati me Efin: Tani lojën e ka me nënën time (VIDEO)


Mëngjesin e sotëm i pari që është zgjuar nga gjumi është Luiz Ejlli dhe pas tij, Qetsor Ferrunaj. Këngëtari i njohur i tha këtij të fundit se çfarë i kishte thënë mbrëmë Kiara Titos dhe Efi Dhedhes, duke qenë se mbrëmë kanë pasur një debat shumë të ashpër.

Luizi i tha se Kiarës i ka thënë që ta bëjë lojën vetë nëse do që të shkojë në finale, ndërsa Efit i ka thënë që ‘tani lojën e ke me nënën time’. Luizi: Po mundohet shtëpia me u kap me Kiarën me më prek. I thashë Kiarës ‘jepi, deli zot vetit’. Nëse do me të marrë hakun unë, ti nuk je në finale

Luizi: Më mirë t’ja bëjë hyzmetin vetë, që të mos i mbetet merak. Efit i thashë ‘lojën e ke me nënën time, jo me mua’. Qetsori: Bëri gabim të madh me atë mënyrë që e ka shprehur Luizi: Unë i thashë, ndonjë trim nuk jam, horr nuk jam. Me ma thënë dikush atë fjalë ‘nuk p*erdhi as ty as nënën tënde’ sikur nuk shkon.

Qetsori: Një femër maksimumi që mund të thotë ajo është, për të hapur një konflikt. Luizi: Ka pasur femra këtu që kanë sharë me libër shtëpie mua. Tea Trifoni Luizi: Nuk doli atë ditë , doli më pas. I nxori në nominim Kiara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *