E rëndë në Itali, vritet 38-vjeçarja shqiptare, u godit me thikë në fyt! Plagoset vëllai (Emrat)


Itali – Një 38-vjeçare shqiptare e identifikuar si Anila Ruçi është gjetur e vdekur në shtëpi. I plagosur mbeti personi që jetonte me të, Osman Bilyhu, 38 vjeç, i cili mori plagë në qafë, krah dhe stomak. Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole në provincën e Pavias.

Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjtë si vëllai i saj, shkruajnë mediat italiane. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00.

Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim dhe kur nuk mbërriti njoftoi policinë. Kur u thërritën karabinierët, gjetën gruan të vdekur në shtëpi. Dëshmia e të mbijetuarit që po merr trajtim në spital do të jetë vendimtare për të zbuluar detajet.

Hetuesit po hetojnë ende marrëdhënien mes gruas së vrarë dhe burrit, i cili tani është shtruar në spital në poliklinikën San Matteo në Pavia. Viktima punonte si kujdestare për të moshuarit dhe kishte rreth 1 vit që jetonte në Scaldasole.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *