PLAS sherri në mes të emisionit live, Meta “përplaset” me Enton Abilekajn: Nano humbi e iku, ti ke 30 vjet! Partia juaj është…


Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë i ftuar kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka debatuar me analistët.

Ai ka patur një përplasje me Enton Abilekajn, i cili tha se politika në Shqipëri është kapur nga tre vetë, Rama, Berisha dhe Meta dhe se ky i fundit ka parti “familjare dhe jo institucionale”.

Enton Abilekaj: Kush e vendosi këtë? Ju apo ndonjë forum? Nuk pamë njeri të thoshte të vijë patjetër Ilir Meta dhe të na ndërrojë edhe emrin.

Ilir Meta: Ishte një Konventë. Nuk shoh figura të panjohura por shumë të njohura dhe të cilët japi një kuptim të ri edhe trashëgimisë. Enton Abilekaj: Flasim për një ndryshim mes një partie institucionale dhe një partie familajre.

Ilir Meta: Ishte konventë e paralajmëruar prej kohësh. Janë të zgjedhur me mandate. Morëm vendimet hapur me mbështetje të plotë. Ishte vullneti I tyre. Është forcë politike e krijuar me sakrifica të mëdha. Nuk është dhuratë nga askush. Ishte detyra ime ta merrja këtë detyrë edhe ne raport me vendin.

Enton Abilekaj: Kush ua kërkoi, apo ju vetes? Ne nga kjo vuajmë që tre njerëz na e mbajnë politikën peng. Ilir Meta: Peng e ka marrë ai që ka kapur të gjithë pushtetin.

Enton Abilekaj: Partitë e kalbura të këtoj tranzicioni kanë kapur politikën në Shqipëri. Nuk ka asgjë, i keni kapur ju të gjitha. Shkoni mbroni Irfanin.

Ilir Meta: I kapin lejet e ndërtimit. Këto janë teori të Ramës për ti bërë të gjithë njësoj. Enton Abilekaj: Rama kërkon të rrini ju dhe Berisha. Ai me ju bëri fushatë, tha jak u janë gogolët dhë më votoni mua. Ilir Meta: Edi Rama e kishte blerë opozitën me kohë. Nëse është i qetë të vahzdojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *