E joshën me 6500 euro dhe një Iphone, banorët ia dalin të nxjerrin Qetsorin nga shtëpia


Banorët mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në misionin e radhës, kryesisht Efi. Ajo duhet të bindte Qetsorin që të linte shtëpinë e Big Brother VIP. Si duket ofertat që banorët i bënë vlonjatit e kanë bindur atë që të largohet ditën e shtunë.

Ai ka thënë se mëngjesin e sotëm do të flasë në dhomën e rrëfimit, e më pas do të largohet gjatë spektaklit të së shtunës.

Mbrëmjen e djeshme, pjesë e misionit të Efit, e cila kishte për detyrë që të bindte Qetsorin të largohej u bë pjesë edhe Luizi, i cili dha kontributin e tij.

Luizi e mbështeti idenë e Efit, duke i thënë Qetsorit se Kristi dhe Nita kanë më shumë shanse se ai për të shkuar në finale.

Ai i ofroi atij 4500 euro dhe Iphone-n që Vodafone i dhuroi, me kushtin që ai të dalë nga shtëpia.

Nita gjithashtu i tha se nëse ai e bën këtë gjest për të e nëse ajo shkon në finale, do t’i dhurojë 2000 euro. Vazhdo me poshtë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *