Kiara zbulon se çfarë mendon nëna e saj për Luizin


Kiara zbulon për herë të parë çfarë i tha familja për propozimin: Nëna është fanse e zjarrtë e Luizit.

Kiara Tito ka dhënë një intervistë për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell” duke zbuluar se çfarë i tha familja pas propozimit që Luizi i bëri në BBVIP.Ajo tha se familja e saj është shumë e lumtur, ndërsa shtoi se nënë Leta mezi pret të takojë dhëndrin.

“Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët. Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. sipas saj unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin”, tha Kiara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *