Çfarë ndodhi mbrëmjen e ndjeshme? Sabiani përballet për herë të me Robert Aliaj


Djali i Robertit, Kristi dhe vajza e Sabianit, Keisi, nisën një romancë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, por disa javë më vonë vendosën ta ndërprisnin njohjen.

Prindërit e tyre u përballën sot për herë të parë të “Fan Club”. Roberti u shpreh se Keisin e vlerëson, por respekton vendimin e dy të rinjve. Sabiani nga ana tjetër tha se me hyrjen në shtëpi, u soll si të gjithë baballarët. Ai shton se me Kristin ka pasur komunikim të mirë dhe marrëdhënia mes tij dhe Keisit iu duk e sinqertë.

Roberti Aliaj: Raportin me Keisin, nga ana e Kristit e pashë shumë të sinqertë. Për Keisin, në dy-tre raste që kam parë në intervista, kam pasur mendim pozitiv. Sjellja e Keisit ka qenë shumë korrekte, shumë delikate në televizionin shqiptar.

Nuk më pëlqeu përfundimi i gjërave. Shoh një prind që është më shumë i interesuar se sa duhet për vajzën e vet. Nuk dua ta paragjykoj, sepse jam vetë prind, kam vajzë. Ndoshta në një pozicion të tillë, edhe unë do të bëja diçka të tillë. Jemi shqiptar, jemi emocional, nuk mund t’i shprehim këto gjëra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *