E dua burrin si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren, i hapi lajmet me deklaratë dashurie për banorin e Big Brother


Spikerja Emirjada Muço është shkarkuar nga puna e saj në RTSH pas deklaratës që ka bërë në hyrje të një edicioni lajmesh, ku tha se dëshironte një bashkëshort si banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.

Largimin nga puna e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, teksa shton se pas ekranit të RTSH-së fshihen njerëz të vegjël që mezi e prisnin që ajo të bënte një deklaratë të tillë në mënyrë që, sipas saj, të kishin arsye për ta larguar.

RTSH deklaroi se gazetarja ka shkelur etikën dhe ka përdorur simbolet e RTSH për qëndrime personale.

Shiko më poshtë:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *