20-vjeçarit i prihet trupi në gjysmë, tregon si është jeta e tij pasi e shtyp makineria e ndërtimit


Në shtator 2019, një punëtor ndërtimi Loren Schauers, 20 vjeç u rrëzua dhe u shtyp nga një makineri ndërtimi. Ai mori vendimin që mjekët të kryenin një operacion hemikorperektomi, ku çdo gjë poshtë belit të tij u amputua, për të shpëtuar jetën e tij.

Tani ai ka shpërndarë foto të momenti fatal kur makineria e ndërtimit për pak sa nuk e vrau.

“Nëse shikoni me vëmendje në foto , mund të më shihni ende të fiksuar nën makineri!”, shkroi ai në Instagram, ku dokumenton udhëtimin e tij nëpër jetë.

Që nga aksidenti i tij, Loren e ka marrë jetën e tij të re jashtëzakonisht mirë dhe tani poston dhe video javore për ndjekësit e tij në YouTube.

Loren ndan llogarinë e tij në YouTube me gruan e tij të përkushtuar Sabia Reiche, 23 vjeç, e cila i ka qëndruar pranë për të gjitha problemet e tij shëndetësore.

Për shkak të problemeve të lëvizshmërisë së Lorenit, Sabia duhet të kryejë shumë detyra ditore për Loren.

Operacioni i Lorenit çoi në heqjen e or ganit gje ni tal të tij pasi legeni i tij ishte shtypur plotësisht, duke çuar në pyetje të bezdisshme se si ai dhe gruaja e tij kryejnë marr ëdhë nie.

Sabia shprehet: Është pyetje që ne bëjmë vazhdimisht është se si kryejmë mar rëdh ënie. Kjo është një pyetje shumë personale, të cilës ne nuk do t’i përgjigjemi kurrë ose nuk do të aludojmë pasi është shumë mosrespektuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *