E paprecedentë – përleshje fizike në mes të Nora Istrefit dhe Melinda Ademit?


Një ngjarje e paprecedentë duket të ketë ndodhur të mërkurën e 21 qershorit në qendrën e fitnesit “Energym” në Prishtinë, protagoniste të së cilës thuhet të jenë dy prej artisteve më me nam në trojet shqipfolëse, këngëtarja Nora Istrefi dhe rep artistja Melinda Ademi.

Dyshja thuhet të jenë përleshur fizikisht me njëra-tjetrën, derisa dëshmitarët që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, kanë treguar se gjendja e tyre në ato momente ishte absolutisht e palakueshme.

Deri më tani nuk është publikuar asnjë imazh që do ta zbardhte rastin në fjalë, veç se ajo që dihet është se dyshja, Nora e Melinda nuk e kanë ndjekur njëra-tjetrën në mediat sociale, derisa lajmi për përleshjen e tyre u bë viral dhe dyshja reflektuan duke e shtuar njëra-tjetrën në listat e personave që ndjekin në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *