Multimilionerja 23-vjeçare: Kam 4 shtëpi, qentë e mi kanë dhoma gjumi


Një vajzë që u bë multimilionere në moshën 19-vjeçare ka folur për mediat për stilin e jetës së saj luksoze dhe blerjet më ekstravagante deri më sot. Linsey Donovan u rrit në Maryland, Amerikë, pa shumë para, por kur u transferua në Florida në moshën 18-vjeçare, ajo filloi të bënte para duke modeluar në rrjetet sociale.

Linsey e cila tani është 23 vjeçe, filloi të investonte paratë e saj në shtëpi të ndryshme dhe tani zotëron një mori pronash që shumica e njerëzve vetëm i ëndërrojnë. Duke folur gjatë një interviste televizive, ajo tha:

Unë aktualisht zotëroj katër prona me vlerë mbi 7 milionë dollarë. Përveç pronave asaj i pëlqen të shpenzojë para edhe për make-up, veshje të shtrenjta dhe makina luksoze të cilat kapin vlerën e 390 mijë dollarëve.

Në një ditë kam shpenzuar plot 450,000 dollarë. Unë kam një Mercedes S65 V12, i cili kushton 250,000 dollarë.
Në moshën 20-vjeçare ajo ka blerë shtëpinë ku jeton me disa kafshë ferme. Shtëpia ka një pishinë të madhe dhe nga një dhomë gjumi për secilin prej qenve të saj.

Ndihem si një princeshë kur hy në këtë shtëpi të bukur çdo ditë.
Linsey, e cila shpreson të pasurohet dhe të shkojë në një shtëpi dyfish më të madhe se ajo e tanishme, është gjithashtu pronare krenare e një biçiklete prej 20,000 dollarësh dhe një piano 30,000 dollarëshe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *