“Në kuadër të dashurisë”/ Aktorja e njohur zbulon detaje nga filmi i Luizit dhe Oltës


Ashtu siç tashmë e kemi mësuar, në kastin e yjeve të filmit “Në kuadër të dashurisë” bën pjesë dhe aktorja e mirënjohur Zamira Kita. Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Merre me long Show” në Top Albania Radio, Zamira ka dhënë disa detaje ekskluzive nga xhirimet e filmit, por dhe ndërveprimin me personazhet e tjerë…

Filmi është një kino-komedi që është shkruar nga Koloreto Cukali që po bën dhe regjinë. Jemi lodhur të them të drejtën, po xhirojmë deri në 5 të mëngjesit sa ndonjëherë nuk arrijnë skenat të mbarohen sepse del drita.

Po për sa i përket aktorit kryesor, Luizit?

Është shumë interesant. Është i panjohur si aktor por në fakt është një aktor shumë i këndshëm, ka shumë organicitet në lojën e tij, është shumë i natyrshëm, i këndshëm. Ndonjëherë nuk e punojmë shumë skenarin, por ai me një të hedhur syrit në letër, me një lexim apo kalim teksti, ai është në xhirim i paparë, ecën shumë mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *