Misi Deta Kokomani e lidhur prej vitesh me Vis Martinajn. Armiqtë ishin në dijeni? Dëshmia e farmacistes për natën e fundit me ‘mbretin e kumarit’ para se zhdukej


Prapaskena zbardh detaje të reja rreth ditëve të fundit të Ervis Martinajt para së të zhdukej, ndërsa gazetari Elton Qyno ka ngritur dyshime të forta se ‘mbreti i kumarit’ ka hyrë për herë të fundit tek fisi Avdyli në Shijak, me sa duket për të lidhur një aleancë, por prej aty nuk ka dalë më.

Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj është parë mbrëmjen e 5 Gushtit 2022 në ambientet e Hotel Adriatik në Durrës, ku ka kaluar natën me zonjushën Deta Kokomani, e shpallur “Miss Univers Albania 2022”. Për çështje sigurie, Martinaj shoqërohej edhe nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.

Farmacistja Kokomani dyshohet se ishte e lidhur me prej vitesh me Vis Martinajn, i cili sipas burimeve ka ndërhyrë edhe për ta promovuar dhe shpallur “Miss Univers Albania 2022”. Ka gjasa që armiqtë e tij të kenë qenë në dijeni për raportin me farmacisten bukuroshe, e cila nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë monitoruar, me qëllim për të rënë në gjurmët e bosit të lojërave të fatit.

Edhe policia ishte gjithashtu në dijeni për lidhjen dhe kjo është edhe arsyeja se pse, pas zhdukjes së Martinajt, misi është marrë në pyetje. Ajo ka deklaruar para hetuesve se për herë të fundit është takuar me Vis Martinajn në 5 gusht, ku kanë kaluar bashkë natën në Hotel Adriatik.

“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet. Kam nisur të shqetësohem. Kam nisur të marr kontakt me persona të tjerë që mund të kishin dijeni për të, por nuk kam mësuar asgjë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *