Burri sheh ndeshje në dasmën e kunatit, bashkëshortja mbetet pa fjalë


Një burrë që u bë viral kohë më parë pasi u filmua duke parë ndeshje rugby(lloj sporti) në telefon gjatë dasmës së tij, e ka bërë sërish këtë gjë në dasmën e kunatit të tij.

Dani dhe Blake Russell u martuan dy vjet më parë dhe në përvjetorin e tyre, Dani publikoi një video të bashkëshortit të saj duke parë ndeshje në dasmën e tyre.

Tani, Blake është kapur duke parë ndeshje rugby edhe gjatë dasmës së kunatit të tij. Bashkëshortja e tij ka publikuar videon në TikTok dhe ka shkruar:

Ende nuk mund ta besoj që burri im e bëri këtë në dasmën tonë. Do doja të thoja se gjërat kanë ndryshuar.

Video ka marrë shumë shikime dhe komente në TikTok dhe disa përdorues thonë se disa gjëra kurrë nuk mund të ndryshojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *