Kjo e mërkurë, 9 gusht, shënon fiks një vit nga zhdukja e mistershme e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Një vit më parë, Martinaj, i cilësuar ndryshe si bosi i lojërave të fatit, humbi kontaktet me familjarët e tij, ku vetëm një ditë më vonë më 10 gusht 2022, xhaxhai i tij Faik Martinaj do të denonconte në polici zhdukjen e nipit
Edhe pse ka kaluar një vit nga zhdukja, autoritetet ligbatuese ende nuk mund të japin një përgjigje nëse Ervis Martinaj është gjallë apo jo.
Sakaq, në këtë 1 vjetor të zhdukjes së tij është publikuar dhe një foto tjetër e të shumëkërkuarit nga policia, e cila nuk ka qarkulluar më parë në media.