Emocionuese, familja Mulla kthehet pas 85 vitesh e përmalluar në Devoll


Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë. Rasti i Remzi Mullës është emocionues duke qenë se ai është kthyer pas 85 vitesh me familjen në vendlindje.

I përmalluar për vendin ku u rrit, Remziu shikon se fshati Baban në Devoll, të qarkut të Korçës është po i njëjti, me ato shtëpi të vjetra dhe ato pak të rinj që shikon rrugëve.

Lotët janë të pashmangshme për Remziun, teksa ecën nëpër fshat dhe shtëpi, kujtimet e tij i ka të pakta pasi ka ikur kur ishte vetëm ishte 2 vjeç. Remziu që kthehet pas 85 vitesh arrin të njohë shtëpinë e tij dhe vendin ku familja babai dhe nëna e tij e kanë lindur para se të iknin në Australi.

Ndihet i keqardhur që nuk ka ardhur më përpara, por është i lumtur që arriti të kthehet pas 85 vitesh në vendlindje.

“Ne kemi lindur në Australi, por në të vërtet jemi shqiptarë, nga ky vend, nga ky fshat. Nga historia e Shqipërisë njoh Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar, kam lexuar për të”, thotë djali, Drini.

Të njëjtën dashuri për atdheun kanë edhe nipërit e Remziut, të cilët flasin me krenari për origjinën e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *