Arbana Osmani akuzohet se ka ofenduar Kiarën njësoj si Albano-Beatriksën (FOTO)


Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj private dhe profesionale.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto nga pushimet në Itali, ndërsa një ndër fansat e saj e ka komentuar atë mbi çështjen e Albano Bogdos dhe Beatrix Ramosaj duke i thënë që priste një reagim nga ana e saj.

“Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“– komentoi fansi.

Ndërsa Arbana tha: “Aaa po lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla”.

Megjithatë nuk ka mjaftuar kjo pasi një nga ndjekësit e akuzoi moderatoren se edhe ajo e ka ofenduar Kiara Titon gjatë qëndrimit në “BBV” por me fjalë të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *