Skandali EROTIK në Telegram/ Fotot dhe videot e vajzave shqiptare shpërndahen në grupe në ‘kurth’ dhe VIP-at!


Askush nuk është i sigurtë në disa grupeve në rrjetin social “Telegram”.

Bëhet fjalë për disa persona që kanë krijuar llogari të ndryshme, me një pjesëmarrje deri në 55 mijë anëtarë, ku çdo orë të ditës shpërndahet material pornografik, porositen baste, kërkohen punonjëse seksi dhe eskorta.

Në grupe dërgohen materiale të paimagjinueshme: porno me fëmijë; pedofilë të ardhshëm që kërkojnë të flasin dhe të komunikojnë me fëmijë, njëri prej tyre ndan një bisedë në SnapChat me një vajzë 8 vjeç, pamjet e të cilës, siç mund ti shihni të mbuluara në video, shpërndahen për anëtarët e etur të grupit që nuk hezitojnë të kërkojnë më shumë.

Ta rinisim dhe njëherë nga fillimi! Si mund të aksesohen këto grupe? 

Këto grupe janë sekret! Pikë së pari në to nuk mund të futet kushdo, por duhet një ftesë e brendshme për t’u bërë pjesë e tyre. Më pas, ti bie në kontakt vetëm nëpërmjet ekranit të një kompjuteri me perversitetet që fliten, kërkohen por edhe shpërndahen. Pse në kompjuter? Sepse Telegram, këto grupe i ka shënuar me një “njollë të kuqe” dhe asnjë informacion nuk mund ta shihni nga telefoni juaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *