VIDEO+FOTO/ “Mos më vr*t”, momenti kur anëtarët e Hamasit rrëmbejnë 25-vjeçaren izraelite!


Një studente që po merrte pjesë në një koncert pranë Rripit të Gazës ishte një nga personat që u rrëmbye nga terroristët e Hamasit.

Noa Argamani, 25 vjeç, u rrëmbye ditën e djeshme. Videoja e rrëmbimit është bërë virale në rrjet.

Ajo shihet e ulur në pjesën e pasme të motoçikletës së një luftëtari, duke iu lutur që mos ta vriste.

Mos më vrit! Jo, jo, jo!” bërtet ajo por personi i armatosur largohet me shpejtësi. Noa është zhdukur që atëherë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *