‘Ai djalë në shesh xhirime është MREKULLI’, aktorja Rajmonda Bulku flet për rolin e Noizyt në film!


Aktorja e njohur shqiptare Rajmonda Bulku ka folur për filmin më të fundit ku ajo po merr pjesë në xhirime,

ku pjesë e kastit është dhe Noizy, Blerim Destani, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.

Sa i përket marrëdhënies me Noizyn në sheshxhirime ajo u shpreh është i mrekullueshëm.

Ajo tregoi se kur ka shkuar në xhirime ka dëgjuar të gjithë këngët e Noizy “Po, për fat jam duke xhiruar. Është film shqiptar, por tërë produksioni është gjerman. Jam me Blerim Destanin dhe Noizy-n. Noizy është djali im. E kur kam shkuar në xhirime, kam hapur në ‘Google’ dhe kam dëgjuar tërë muzikën e Noizy-t. Dhe kur vajta i thashë ‘biri im të dëgjova, të njoha dhe të dua shumë’.

Ai është shumë i mirë, djalë shumë i edukuar, në sheshxhirimet është një mrekulli, të dy, me gjithë Blerimin. Blerimin e kam pasur edhe herë tjetër djalë, në film, kështu që është e dyta. Pres të fillojë një serial “Nina” që këto ditë do të fillojë edhe ai, kështu që jam mirë”, tha Rajmonda Bulku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *