U tha se i zuri vendin Arbanës në BBVA, Luiz Ejlli ka dy fjalë për Ledionin: “E shkuara jote e errët…”


Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” po afron dhe bashkë me të edhe aludimet se kush do të jetë emri që do ta drejtojë këtë program.

Prej javësh po përflitet në rrjet se Arbana Osmani nuk do të jetë më prezantuese e këtij reality show dhe se vendin e saj e zë Ledion Liço.

Dyshimet për këtë ndryshim u shtuan më shumë kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Megjithatë, vetëm dy ditë më parë, Ledion Liço bëri postimin e tij të parë në Instagram dhe vëmendjen më të madhe e mori komenti i Arbanës.

Ajo i komentoi disa emoji me sytë me zemra si edhe filloi ta ndjekë sërish Ledionin në Instagram, duke lënë të kuptohet se raportet mes tyre janë rregulluar.

E së fundmi, për “përplasjen” e Ledionit me Arbanën, një koment indirekt e ka dhënë edhe Luiz Ejlli.

Në një video të postuar në InstaStory, teksa ka etiketuar Ledionin, Luizi thotë:

“Mister Ledion Liço. Mirëserdhe në Instagram, se kam qef, ëndërr e kam pas të bëj si veteran i Instagram-it. Suksese, të shkoftë mbarë me thashetheme. Ke për të marrë vesh gjëra që nuk i di as ti, ke për t’u surprizu për gjërat që ke për të marrë vesh. Nuk e ke dit për talentet që mund të kesh apo të shkuarën tënde të errët. Të gjitha këto ke për ti marrë vesh në Instagram“, thotë Luizi, duke iu referuar lajmeve për prishjen e raporteve me Arbanën dhe se do të jetë ai moderator i BBVA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *