U ndanë pas konflikteve të vazhdueshme, Elia Zaharia mori vajzën dhe u largua nga banesa ku jetonte me Princ Lekën! Si i fshehu çifti përplasjet


Prej javësh po përflitej për një ndarje mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Çifti, i cili cilësohej ndër më jetëgjatët, duket se i ka dhënë fund martesës së tyre. Mësohet se Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë nisur procedurat e divorcit zyrtarisht.
Ndërkohë Revista NewsBomb ka mësuar se për vajzën e tyre Geraldina, do të vijojnë të kujdesen në mënyrë të barabartë.

Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj. Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.
Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës të këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve.

Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *